23 Mars 2025

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas ka kaluar tashmë 50,000 pasi Izraeli i dha fund armëpushimit javën e kaluar me një valë sulmesh që vranë qindra. Izraeli ka vazhduar të godasë, siç thotë, objektivat e militantëve dhe ka nisur inkursione tokësore në veri të Gazës.

Të shtunën vonë, kabineti i Izraelit miratoi një propozim për krijimin e një drejtorie të re me detyrë për të avancuar “largimin vullnetar” të palestinezëve në përputhje me propozimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të shpopulluar Gazën dhe për ta rindërtuar atë për të tjerët . Palestinezët thonë se nuk duan të largohen nga atdheu i tyre dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se plani mund të çojë në dëbim në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se trupi i ri do t’i nënshtrohet ligjit izraelit dhe ndërkombëtar dhe do të koordinojë “kalimin nga toka, deti dhe ajri për në vendet e destinacionit”.