Izraeli mundet te jete ndermjetes ne marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës
6 Janar 2023
Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak është shprehur se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mund të shërbejë si negociator midis Moskës dhe Kievit.
“The times of Israel” shkruan se Podolyak promovoi edhe një herë idenë që në muajt e parë të konfliktit në Ukrainë u hodh poshtë.
Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett veproi si ndërmjetës midis palëve pranverën e kaluar, duke përdorur marrëdhëniet e mira të Izraelit me të dyja vendet për të transmetuar mesazhe midis Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa koordinohej me fuqitë e tjera rajonale.
Ndërkaq më parë, edhe Turqia u përpoq të vepronte si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, por përveç marrëveshjes për transportin e grurit, nuk u arrit asnjë përparim i rëndësishëm.