Izraeli regjistron protestën më të madhe në historinë e vendit! – Kundërshtimi i planeve të qeverisë për reformën radikale në sistemin e drejtësisë.
12 Mars 2023
Mbi 500 mijë izraelitë morën pjesë në atë që po konsiderohet si protesta më e madhe në historinë e këtij shteti. Motivi kryesor I tyre ishte kundërshtimi i planeve të qeverisë për reformën radikale në sistemin e drejtësisë.
Numër rekord njerëzish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200 mijë vetë besohet të kenë marrë pjesë në manifestimin në rrugët e Tel Avivit.
Kritikët thonë se reforma do të minojë demokracinë. Por qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pretendon se ndryshimet janë në të mirë të qytetarëve. Për opozitën, kjo është kriza më e madhe në historinë e Izraelit.
Synimi i reformës është që t’i japë qeverisë një ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin. Në protestën kundër qeverisë u përfshirë rezervistët dhe pilotët e ushtrisë.
Gazeta Sita