Izraeli rrëzon teorinë e vaksinave. Bum infektimesh me Covid-19 në vendin me numrin më të lartë të të vaksinuarve, ja shifrat.

NGA SIDORELA BRAÇJA

27 GUSHT 2021

Qeveria shqiptare duket se po shkon drejt vaksinimit të detyruar edhe pse shembuj nga bota tregojnë se vaksinat nuk po japin efektin që duhet. Izraeli është vendi me numrin më të lartë të të vaksinuarve, por prej disa javësh është prekur nga një numër i lartë infektimesh. 59% e popullsisë janë vaksinuar, por vetëm dje është raportuar se Izraeli regjistroi mbi 10,000 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë, raportoi se po ashtu në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 25 pacientë, të cilët humbën jetën nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, në Izrael, vend me 9.4 milionë banorë, janë infektuar mbi një milion njerëz. Fushata e vaksinimit atje ka nisur qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Në fund të muajit korrik, Izraeli është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin me dozën e tretë, për të rritur reagimin e antitrupave. Ndërkohë edhe në vendin tonë numri në rritje i infektimeve hedh automatikisht poshtë teorinë e vaksinave. Ministria e Shëndetësisë bën vazhdimisht thirrje që qytetarët të marrin dy dozat e vaksinave sepse kjo është e vetmja mënyrë që të pengojmë përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. Por, faktet e deritanishme po tregojnë të kundërtën. Prej disa muajsh, në vend vazhdon vaksinimi masiv i popullsisë, ndërsa kategoritë më të rrezikuara janë vaksinuar që prej fillimit dhe pavarësisht kësaj numri i të infektuarve ka ardhur në rritje.

Studimi në Izrael për variantin Delta të Covid-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka publikuar një studim të fundit, i cili vë në dukje se imuniteti natyror të mbron më shumë e më gjatë sesa imuniteti i përfituar nga vaksina anti-Covid. Duke iu referuar një studimi nga Universiteti i Tel-Avivit në Izrael, mjeku thotë se nga mostrat e marra, rezulton se një person që e ka kaluar virusin, por i pa vaksinuar, ka 13.6 fish më shumë mbrojtje ndaj variantit Delta, 27 fish më shumë nga infektimet simptomatike dhe 5.06 fish më shumë nga shtrimet në spital.

“Natyra nuk na lë kurrë në baltë miqtë e mi edhe kundër variantit Delta. Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës. Pfizer edhe ndaj variantit Delta! Hulumtuesit e Universitetit të Tel-Avivit dhe të fondit të sigurimeve Maccabi Healthcare Services studiuan dhe krahasuan ndërmjet tyre efektivitetin kundër variantit Delta në: 673.676 persona të vaksinuar por të painfektuar më parë, 62.883 të infektuar më parë dhe të pavaksinuar, dhe 42.099 të vaksinuar e të infektuar më parë. Rezultatet kur grupet futen në garë në të njëjtën kohë, pra kur infektimi natyror apo vaksinimi ka ndodhur në të njëjtën periudhë (janar-shkurt 2021): Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron: 27.02 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta”, tha ai.

Gazeta Sot