4 Janar 2023

Pak ditë më parë u mor vendimi për ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili u la nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve të policisë.

Ditën e sotme ishte e ftuar në “Wake Up” astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila bëri një parashikim për Berishën.

E pyetur se çfarë do të ndodhë me ish-kryeministrin në vitin 2024, astrologia e njohur u shpreh:

“Neve si vend n’a ka sunduar gjithmonë Peshorja. Zoti Berisha është shenja e Peshores, kemi pasur Mbretin. Peshorja është një shenjë që mbart Saturnin brenda. 10-ditëshi i parë i Peshores udhëhiqet nga Afërdita, 10-ditëshi i dytë i Peshores udhëhiqet nga Urani. Urani ka tendencën e shpërthimit. Berisha duhet të jetë 10-ditëshi i dytë. Kurse 10-ditëshi i tretë udhëhiqet nga Saturni.

10-ditëshi i dytë e ka këtë të shpërthimit. Duke marrë parasysh se Peshoret me Jupiterin në Dem kanë një lloj bllokimi, unë mendoj se faza e tij do të zgjasë. Kjo peripecia mund të zgjasë deri nga prill-maj, pastaj ai çlirohet dhe nëse do të jetë mirë me shëndet e të gjitha këto, mund të fitojë me Jupiterin në Binjak shumë më tepër nga sa është pretenduar se mund të humbte.

Momentin që është kështu, mendoj që nga maji e tutje ka shanset më të mira që të çlirohet”.

Gazeta Sot