Ja çfarë do të ndodhë me motin ne ditët në vijim
Ja çfarë do të ndodhë me motin ne ditët në vijim
5 DHJETOR 2020
Masa të fuqishme ajrore ciklonike në Evropë më në fund do të “hapin korridorin” për depërtimin e reshjeve atmosferike edhe në territoret tona. Duke filluar nga mbrëmja e nesërme (e diel) do të fillojnë reshjet e shiut të cilat gjatë natës dhe orët e mëngjesit të së hënës do të intensifikohen.
Reshje të dendura shiu priten si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, por këto reshje nuk pritet të zgjasin shumë. Në mëngjes do të ndërpriten në Shqipëri, ndërsa gjatë ditës ose pasditen e së hënës reshjet pritet të pushojnë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, megjithatë pas një pauze të shkurtër nga e mërkura do të kemi ciklone të reja të cilat do të na sjellin reshje të reja atmosferike, shi nëpër ultësira dhe borë në disa vise kodrinore- malore, veçanërisht në bjeshkët e larta.
Reshjet më të dendura priten në veri dhe jug të Shqipërisë, pastaj në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Dukagjinit në Kosovë. Më së paku reshje priten në Rrafshin e Kosovës, por edhe këtu do të ketë reshje për zbutjen e thatësisë dhe me pak ndryshim në ecuritë sinoptike mund të kemi reshje të bollshme në tërë rajonin.
Një periudhë më e begatë me reshje atmosferike është para nesh. Reshje bore nëpër ultësira nuk do të kemi në një të ardhme të afërt për shkak të mungesës së ajrit të ftohtë polar apo siberik./Meteoballkan
Nga Gazeta Sot