Ja edhe ne Tirane: – “Moda e Re PasKovid”. Shëtitje totalisht i zhveshur tek rruga e “Kavajës”.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në rrugët e Tiranës.
Një burrë me tatuazhe në trup është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit.
E si fundjave, qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditën në Tiranë janë përballur me veprimin e pazakontë të qytetarit i cili shihet që ka dalë nudo, siç e ka bërë nëna, duke mos i bërë përshtypje që është në ambient publik dhe që mund të ketë edhe fëmijë nën moshë.
Në videon e publikuar nga JOQ , burri ‘po shijon’ rrezet e diellit totalisht i zhveshur duke shëtitur nëpër Tiranë e duke bërë që kokat e të gjithë qytetarëve të kthehen nga ai.
Burri i paidentifikuar është filmuar nga shumë qytetarë, teksa policia nuk është shqetësuar nga prania e tij pasi nuk është ndaluar.