Ja koncesioni që grabiti natën e Vitit të Ri. – Petrit Vasili: – Uji fle, qeveria s’fle. –
Ja koncesioni që grabiti natën e Vitit të Ri
- Petrit Vasili: – Uji fle, qeveria s’fle. –
Petrit Vasili shprehet se janë plot 74 mld lekë koncesion për TEC-in e Vlorës, firmosur nga Gjiknuri, që u shkarkua nga Rama.
Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook akuzon se qeveria grabiti një tjetër koncesion, teksa të gjithë shqiptarët ishin duke festuar. E ndërsa publikon njoftimin e kontratës nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Vasili thotë se janë plot 74 mld lekë koncesion për TEC-in e Vlorës, firmosur nga Gjiknuri, që u shkarkua nga Rama.
“Uji fle,ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!! E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor. Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.
Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor.
Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro. Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit. Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark. Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur” shprehet Vasili.