Ja ku janë paratë e dëmeve të tërmetit
Ja ku janë paratë e dëmeve të tërmetit
26 nentor 2019
Nga Dritan Kaba
I lutem Koncensionit te analizave fallco, hidh ato 9 milion eurot qe ke marre keto kater vite per pune te pabere, dmth kot pa bere asgje, per demet e termetit.
I drejtoj lutje te pergjeruar, koncensionarit te sterilizimit, kape nja 3 milion euro badihava kete vit, fut edhe 50% te fitimit dhe shkojne edhe per ty nja 8 milion euro. Vetem viti i pare eshte nga 20 vite qe e ke marre, hidh vetem gjysmat per demet e termetit.
Firmes koncensionare te Balldren-Milot, i lutem pashe Zot, jep gjysmat e saj qe ke ndare me Edin, per demet e termetit!
I lutem koncensionarit te rruges se Arberit se ka edhe Vilmen brenda, rrofsh sa mali i Dajtit, hidh edhe ato qe te denoncoi ish drejtoresha e Rames qe i more kot me letra fallco, qe ishin per pune te pa bere nja 10 milion euro, per demet e termetit!
Klodi i incerenatoreve, per hir te kontratave qe ke marre, hidh nja 30 milion euro, ato qe ke marre pa bere asnje gram pune. Ke ndertuar nje furre vdekjeje ne Elbasan qe nuk prodhon asnje kilovat energji, jepi gjysmat e ketyre tre viteve, qe i ke rrembyer buxhetit te taksave te shqiptareve qe shkojne nja 20 milion euro per demet e termetit!
Firma Fusha hidh edhe ti gjysmat e atyre qe i ke marre per te bere tre here sheshin Skenderbej edhe ca nga tenderat pa gare, qe shkojne po 10 milion euro. Jep edhe ti nje dore te vogel!
Me kaq pa perfshire ketu koncensionin e pompave te naftes, keta te tenderave pa gare se jane shume si para e pak si firma dhe ja ku shkojne nje 70 deri 80 milion euro edhe do dalin te gjitha parate qe duhen per demet e termetit!
Te tjerat mbajini mos u fryfshi ndonjehere!
Lerini keto shfaqet me solidaritet te Kryeministrit, se na bete per te vjelle!
Kryeminister mblidh ata qe mbrojte para dy ditesh edhe ja ku i zgjidh halli i termetit!
Leri shqiptaret ne varferine e tyre, se nuk kane nevoje per thirrjet e tua te shtirura dhe bajate per solidaritet.
Edi, jep aq sa harxhove per ate palo ekspozite ne SHBA para nje jave edhe ja ku dalin nja 100 mije dollare te tjere!
Shqiptaret nuk kane nevoje per shfaqet e shemtuara qe po jepni sot. Ata e kane treguar si i dalin krah njeri tjetrit edhe pa thirrjet e juaja te shemtuara dhe te neveritshme!