Ja kush është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
5 Shtator 2022
Liz Truss është zgjedhur si kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar.
Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve. Truss fitoi me 81,326 vota krahasuar me Sunak i cili mori 60,399 vota. Ajo do të marrë zyrtarisht detyrën pasi të takojë Mbretëreshën në Balmoral.
Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Ndërkohë, gjatë fushatës së saj, Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë, do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ish-ministrja e jashtme, po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.