Ja momenti kur një dron ukrainas përplaset në një ndërtesë të lartë në qytetin rus, Saratov
27 Gusht 2024
Ky sulm shkatërroi dy apartamente dhe plagosi 4 persona – U parapri nga një bombardim masiv rus në Ukrainë me 3 të vdekur dhe shkatërrim i infrastrukturës energjetike
Ukraina kreu një sulm me dron në një ndërtesë të lartë në qytetin rus të Saratov këtë të hënë në mëngjes , si një “përgjigje” ndaj bombardimeve masive ruse në disa rajone të Ukrainës, të cilat rezultuan në vdekjen e tre personave dhe dëmtime të objekteve energjetike.
Videot e ngjashme që qarkullojnë në internet tregojnë momentin kur avioni pa pilot u “përplas” në ndërtesën në qytetin Rus.
Sipas informacioneve të bëra nga administrata e qytetit, nga goditja në fjalë në pallatin 40-katësh janë shkatërruar dy banesa (apartamente) dhe kanë mbetur të plagosur katër persona, njeri prej të cilëve grua e paidentifikuar ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.