Ja qe kemi Polici.- Protestuesin apo grabitesin e Rinasit e lidhën me pranga në spital. –
Ja qe kemi Polici.- Protestuesin apo grabitesin e Rinasit e lidhën me pranga në spital. –
Në një status në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar disa foto dhe video të një protestusi, i cili siç shihet nga pamjet ka hematoma në trup.
14 Prill, 2019
TIRANË– Ish-deputeti Bardh Spahia, ka publikuar disa foto të një protestuesi, cili siç shihet ka hematoma dhe shenja dhune në trup. Spahia shkruan se bëhet fjalë për protestuesin Armando Gecaj, 26 vjec, i cili sipas ish-deputetit është mbajtur i lidhur me pranga dhe është dhunuar nga policia.
“Dhune e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer ne vegel qorre te nje rregjimi kriminal te shkermoqur de facto tashme.
Ky eshte Armando Gecaj, 26 vjec, i lidhur me pranga, ndersa ka kontuzione, edema dhe hematoma te shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerezve te veshur me uniforme qe zbatojne urdhera partiak te eproreve te tyre te inkriminuar deri ne fyt, Lleshi e Rama. #DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur,”– shkruan Spahia krahas statusit të publikuar.