13 Shkurt 2023

Vazhdon jehona e skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në një  rrëfim ekskluziv për gazetën “SOT”, gazetari i njohur, Robert Papa, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë të tjera detaje sa i takon kësaj çështje, duke filluar që nga hetimet që nga viti 2005 për lidhjet me Moskën dhe mënyra si do mbahet “peng” Rama.

Analiza e plotë e Robert Papës

Rama nuk mund të mbetet më anonim, si në gjyqin e parë për 80 mijë dollarët me foton me personin “B”. Në atë gjyq Rama ishte A-ja. Shqiptari fisnik, i cili siguroi akses, nuk e nxori në gjyq emrin e Ramës. Kësaj radhe në gjyqin e Mcgonigal në Uashington, Rama mund të thirret si dëshmitar si nga prokurori, por edhe nga avokati mbrojtës i McGonigal. Të enjten  McGonigal ishte para gjykatës. Avokatëve të tij iu lanë 90 ditë të njihen me evidencat e padisë. Prokurori, tha se “ka shumë materiale të klasifikuara: komunikimet elektronike, të dhënat financiare si dhe fotot e survejimit.” A ka foto survejimi Rama?! Nga hetimet, amerikanët e dinë skemën se si vijnë paguesit nga Shqipëria. Rama nuk “njollos” duart vetë, por përdor njerëzit e tij në kryeministri. Ata kanë përdorur ose njërin prej ministrave të tij, ose një deputet, i cili herën e fundit u ndalua 2.5 orë në JFK dhe iu sekuestruan sasitë e parave cash. Kur ka një padi federale, gjyqi së paku, kushton 1.5 milionë dollarë, kur i akuzuari deklaron se jam i pafajshëm. Por në fund të gjyqit i humburi do të paguajë shpenzimet. Në dy gjyqe, mund të shkojnë edhe 10 milionë dollarë. McGonigal mund të kërkojë pazar. Jurisë së Madhe i janë paraqitur vetëm fakte që mund të provohen, përtej hijes së dyshimit.

Si do mbahet “peng” Rama

Rama do jetë në mbajtje peng, se gjyqi zgjat shumë. Në 24 shkurt, miku i tij, “fuksi” me vese, do jetë para gjykatës së Uashingtonit, dhe  mund  marrin 90 ditë ose më shumë të njihen me evidencat, por avokatët mund të kërkojnë kohë më shumë, gjyqtari mund të ikë me leje në verë. Gjyqet zgjasin. Makthi i Ramës, nuk do frenohet nga baltovinat e tij, që na kujtojnë skulpturat me zhapikë të Kocit te “Zonja nga Qyteti”. Pse do jenë dy gjyqe, një në Uashington dhe një në Nju York? Frank Figluizzi, ish -agjent i FBI-së, që ka punuar me McGonigal thotë se është i “shokuar, se si ka marrë para nga ish-spiuni shqiptar, në kohën që ai ishte shef i kundër-përgjimeve në FBI. FBI nuk donte që McGonigal të kishte dijeni se po hetohej, ndaj u kërkuan agjentë që nuk e njihnin fare. Nuk i bënë hetimet as në Nju Jork as në Uashington, por në zyrën lokale të FBI-së në Los Anxhelos.” Në hetimet e para për foton 80 mijë dollarë. Shqiptaro-amerikani që ishte një qytetar shembullor, taksapagues i rregullt dhe me  njohje dhe akses deri te presidenti Obama, u gjend për herë të parë, para një procesi gjyqësor. Jo vetëm i shtrenjtë por edhe me pasiguritë e akuzave. Nëse do deklaronte se jam i pafajshëm, shpenzimet gjyqësore do shkonin 1.5 milionë dollarë nëse do pranonte fajësinë, gjyqi ishte i përshpejtuar dhe do ishte në dorë të gjykatëses për dënimin. Fatmirësisht, nuk dënua, as me burg e as me gjobë. Rama nuk u përmend me emër por vetëm si personi “A”

Karma

Në vitin e mbrapshtë 1997, Nju Jork Tajms, nxori një gazetare lëtyrë, Jane Perlez që nxiste ndarjen Jug-Veri dhe citonte ata që e ndanin Shqipërinë  mes “malokëve” dhe “Chegecaristave” shqiptarë. Befas nga tunelet e Parisit, Edi Rama dërgonte shkrim te rubrika: “Letër Editorit”, bashkë me një tjetër që dilte në Vlorë me  beretën e Che Guevaras.  Pa, diskutim, po projektohej katapultimi i tij në kreun e ardhshëm të PS. Sponsor?: Soros. Plaku sot është në prag të vdekjes, por edhe sponsorizon. Nju Jork Tajms e sulmoi Ramën sepse Alex Soros, parapëlqen më shumë “zarin” se sa vet Ramën. Autori Horovitz, para dy javësh për Bill, Orellin, intervistë që e dhashë në Fokus TV, thoshte se: “Soros e urren Amerikën. Ai ka bashkëpunuar herët me nazistët dhe nuk e di pse e urren kaq shume Amerikën. Ai ka vënë gjithkund prokurorë që nuk e luftojnë krimin sepse mendon se sistemi i drejtësisë është racist. Soros nxit kriminelët  të vijnë nga kufiri. 750 mijë emigrantë të paligjshëm janë nëpër burgje, ata janë arrestuar 4.9 milionë herë, prokurorët e zgjedhur nga Soros nuk ngrenë akuza kriminale ndaj tyre.”

Kongresi do e hetojë McGonigal që nga viti 2005

Rama, kur fitoi zgjedhjet më 2013, në vizitën e parë, i habiti amerikanët kur u fol shumë se  fshehtas u takua  me Lavrov. Rastësi? Miku i tij McGonigal ka lidhje te hershme me Moskën. Dyshohet se  ka qenë në listë-pagesa prej 20 vitesh. Në shkurt të vitit 2003 shefi i inteligjencës për Princin e Monakos, Albert, i paraqiti FBI-së hetimet për një kolonel amerikan, dikur në Agjencinë Ushtarake të Zbulimit. Ai po spiunonte për rusët dhe kishte bërë pastrim parash me  tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, mes një kompanie në Monakao, Pastor International. Në FokusTV, ai thotë se “Unë e njihja Carlin nga vitet 2003-2005, kur ishte përgjegjës i kundër-inteligjencës në zyrat qëndrore të FBI-së në Uashington DC. FBI bëri kontrollet e zakonshme dhe formalisht hapi një hetim që ju caktua McGonigalit. Mbas dy vitesh dhe ku dilnin aktivitet të shumta kriminale (unë  i dëshmova vetë, kur po e monitoroja atë),  u duk se agjentët e FBI-ë po bënin progres thelbësor, por z.McGonigal në mënyrë të pashpjegueshme, mbylli hetimin e FBI-së. Ai më tha mua, edhe se dukej qartë si çështje spiunazhi,  ai do ja kalonte çështjen IRS ( agjencisë së  Taksave) dhe ata do ta ndiqnin për “parregullsi financiare.”  Z.Eringer,  thotë se “Kjo për mua nuk kishte asnjë kuptim atëherë, por as edhe sot. Sepse edhe sikur agjentët specialë të FBI në zyrat e LosAnxhelesit, e kishin ngushtuar hetimin për “pastrim parash”( fillimisht dukej për spiunazh), ende do mbetej brenda FBI për hetim, dhe  te prokurorët  Amerikanë për të vlerësuar meritat të ngrinin akuza.”

Ish-shefi i inteligjencës  së Monakosë, Eringer, thotë sot se:” Duhet të konsiderojmë mundësinë se z.McGonigal ishte   kompremtuar nga rusët qysh asokohe, dhe për llogari të tyre mbylli hetimin ndaj një spiuni rus të nivelit të lartë.” Eringer shpjegon se:”Ne kishim arsye të besonim se objekti ynë ishte rekrutuar nga Vladimir Putin në Gjermani, në kohën 1985-90 kur Putin, ishte shefi i stacioni të KGB-së në Dresden. Objekti hetimit ishte ushtarak i lartë amerikan në Bazen Ajrore Amerikane në Ramstein, Gjermania Përndimore, 200 milje larg ku operonte nënkoloneli  Putin, dhe detyra e tij ishte të rekrutonte personel ushtarak amerikan, të cilët kishin akses te inteligjenca super sekrete. Objekti ynë mbikqyrte fluturimet  e rikonicionit mbi Bashkimin Sovjetik U-2 dhe SR-71. McGonigal, kishte si hipotezë se objekti ynë njihte dikë nga Bordi i Kundër spiunazhit Presidentit, nga koha kur ai vet merrte pjesë në takimet e Bordit: dhe mund të darkonte dhe pinte verë me atë individ dhe të merrte vesh cdo gje që ishte biseduar te Bordi, duke ja raportuar rusëve, mbase te z.Putin. ( Objekti ynë zhvilloi një lidhje prsonale miqësore me prsidentin rus.) Eringer mendon; “Vallë a e transferoi McGonigal hetimin tonë te IRS, apo e fshehu? Ai nuk bëri asnjë përpjekje të më prezantonte mua te cilido qe merrej me hetimin te IRS: në atë kohë unë isha oficer kontakti me FBI-në. Asgjë nuk ndodhi,hetimi u vra.

Akuzat për McGonigal

Eringer, thotë se veçmas 4 akuzave për pastrim parash, McGonigal është akuzuar se ka marrë 225 mijë dollar nga një individ dikur i punësuara i një agjencie te huaj spiunazhi, një lidhje kur ai ishte ne FBI, 2016-2018, pra ai ka punuar në të mire te interesit të tij kur qe i punësuar nga qeveria amerikane. Është e mundshme se një zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI, të këtë qenë në bordero pagimi nga Moska  të paktën për 20 vjet. Nëse është e vërtetë, e çon te niveli i tradhtarit të , CIA-s, Aldrich Ames dhe tradhtarit të FBI-së, Robert Hansen. Ai ka bërë shumë dëm, kjo do të thote se FBI, por edhe CIA ( me oficerët e  e tyre McGopnigal ka qenë rregullisht oficer kontakti i FBI) ka më shumë probleme se sa duket dhe kjo kërkon shumë vlerësim dëmi prej tij. Mbase FBI kërkon ta fshehë me akuza më të lehta se sa ajo e tradhtisë, që dënohet me vdekje,sepse ky do qe një turpërim politik që do nxirrte shume gjëra të tjera. Fakti që e lanë në gjykim të lire me një pagesë  500 mijë dollarë me kusht, tregon se FBI ndryshe do ta arrestonte nga frika se mos ai ikte në Moske. Mbase nuk e dinë ose mbase nuk duan që ta dinë.

Ish- e dashura paguhet nga mediat shqiptare

Kam folur në telefon me ish-të dashurën e McGonigal dhe ka kërkuar 2 mijë dollarë për një intervistë, natyrisht, Fokus nuk ka paguar askënd, ngase nuk është si kanalet apo emisionet gjobëvënëse në Shqipëri. Por  në telefon , ajo që bëri përshtypje se i pëlqenin shumë plazhet shqiptare, edhe pse shtoi se nuk ka qenë. Por ka thënë se McGonigal i ka kërkuar “eja të shkojmë për disa javë pushime në Vjenë.”A është takuar ajo me çiftin Rama siç ka darkuar shpesh me çiftin Shestakov? Nuk është histori rozë, ajo nuk ka qenë shkaku i nisjes së hetimit, por ajo jep fakte  sa i takon, hijeve të zeza të karaterit dhe veseve të ish shefit të kundër-përgjimeve të FBI

FBI ka urdhëruar stafin të hiqte Ëhatsappin nga telefonat e byrosë dhe McGonigal ishte në panik. Nuk mund të çonte më mesazhe sekrete. Guerrero nuk e dinte pse ai përdorte Ëhatsapp, por ai qëndronte gjatë në Ëhatsapp. Ai bleu një Iphone dhe  përdorte shumë Ëhatsapp.  Ajo  i thoshte “Çfarë je ti, trafikant droge? Me një telefon me parapagim.” Ai i ka thënë se e dua të kontaktoj burimet e mua. “Për  disa arsye nuk e bënte me telefonin e FBI-së.” Kur darkonin më një mik të tij, Sergey Shestakov, ai i jepte një zarf të madh të mbyllur. Shestakov kishte qenë diplomat i lartë i Bashkimit Sovjetik në OKB. Ajo thotë se ata silleshin sikur njiheshin prej shumë vitesh. Guerriero me McGonigal bashkoheshin me Shestakov dhe gruan e tij në ndeshjet e hokejt. Pastaj në   llozhe private,por McGonigal nuk paguante kurrë. “Kur dilnin për darka, nga mesi i darkës Shestikov i jepte një zarf të madh”. Në Maryland njiheshin si një familje e devotshme katolike. Transformimi nisi kur erdhi në Nju Jork. Sipas Guerriros, ai parkonte minivanin e tij në një stacion police në Nju Xhersi dhe merrte makinë zyrtare të FBI, një Ford i Zi. Ai ndërroi kostumet, sipas shijeve të Nju Jorkut. E dashura kujton se kur vinte natën vonë thoshte se ishte me Agronin. Ajo nuk e pyeste se kush ishte Agroni, njeriu misterioz. Guerriero në disa raste thotë se ai shikonte Fox Njuz dhe kur Tramp pushoi drejtorin e FBI, Comey, McGonigal tha se, “Commey ishte nga liderët më të dashur qe kemi pasur për shumë vite” por kur ai filloi të fliste për takimet me Trump, McGonigal do thoshte:” Ai duhet të mbyllë gojën.” Ai i ka thënë asaj se në vitin 2016 nuk votoi sepse nuk i pëlqente të dy kandidatët. Ai u josh nga dollarët. Pa se disa ish- agjentë, që punonin për firma private, paguheshin 3 herë  më shumë se ai. I kishte thënë asaj “Kam nevojë të fitojë më shumë para , kam dy fëmijë për në kolegj.”

Gazeta Sot