3 Shkurt 2025

Autoritetet palestineze thonë se 61,709 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të 2023, ndërsa mijëra të tjerë konsiderohen të zhdukur.2

Kreu i Zyrës së Informacionit të Qeverisë së Gazës, në një konferencë për shtyp deklaroi se 76% e trupave të gjetur janë dërguar në qendrat mjekësore, ndërsa dyshohet se mbi 14 mijë persona janë të bllokuar nën rrënoja.

Ai tha se viktimat përfshinin rreth 18 mijë fëmijë, duke përfshirë 214 foshnja të porsalindura.
Po sipas zyrtarit lokal, të paktën 1,155 personel mjekësor, 205 gazetarë dhe 194 punonjës të mbrojtjes civile u vranë gjithashtu gjatë sulmit izraelit, i cili gjithashtu dëmtoi më shumë se 450,000 njësi banimi.

Ndërsa më shumë se 6,000 palestinezë u arrestuan nga forcat izraelite dhe dhjetëra prej tyre u torturuan deri në vdekje në paraburgim, tha Salama.

Më 19 janar, hyri në fuqi faza e parë gjashtëjavore e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, duke ndalur luftën gjenocidale të Tel Avivit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti në nëntor të vitit të kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Nga OraNews