– Ja sa protestues po vijnë sot nga Gjirokastra
– Ja sa protestues po vijnë sot nga Gjirokastra
21 qershor 2019
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar fotografitë e protestuesve të qarkut të Gjirokastrës që po vijnë në Tiranë për tubimin e 9 kombëtar të opozitës.
Sipas Shehut, janë 2500 protestues nga Gjirokastra, Përmeti, Libohova, Telepena, Dropulli dhe Këlcyra që do t’i bashkohen protestës.
Sipas tij, të gjithë sot do jenë në Tiranë për t’i hapur rrugën ndryshimit.
”Qarku i Gjirokastrës, i vendosur te mbroje vlerat e demokracisë e pluralizmit, përsëri ne “rruge” drejt Tiranës.
Jane reth 2500 protestues nga Gjirokastra, Permeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Kelcyre, qe do t’i bashkohen protestës se sotme.
Ne fakt eshte shumica e banoreve te atij Qarku, qe gjithmonë ka qene ne radhe te pare per te mbrojtur ate qe është me e shenjte per Shqipërinë e shqiptaret, qe me zemër e mendje do te jene ne Tirane sot ne darke.
Do jene ne Bulevardin Dëshmoret e Kombit pikerisht per te protestuar kunder varferise, papunësisë, diskriminimit, kunder atrofizimit te universitetit aty, degradimit te sistemit shendetesor e arsimor, faktit qe jane te detyruar te braktisin me mijra ate treve me vlera, pasuri e mundesi te medha etj.
Te gjithe sot ne Tirane per t’i hapur rruge ndryshimit!”, thekson Shehu.
Gazeta Panorama