Jahja Drançolli: Në Prishtinë objekti i parë fetar ka qenë kisha ”Shën Mëria”.

Historiani njohur Prof. dr. Jahja Drançolli, në intervistën e tij dhënë televizionit Klan Kosova – emisioni “Ecje nëpër Prishtinë”, ka treguar se objekti i parë fetar në Prishtinë, ka qenë kisha “Shën Mëria” e ndërtuar në zonën historike të kryeqytetit, në vitin 1424.

Kjo kishë përmendet edhe në vitin 1689/90, me rastin e luftërave të mëdha mes Austro-Hungarisë dhe Otomanëve, kur Austro-Hungarezët, në krye me gjeneralin Pikolomini, u bashkuan me shqiptarët e qytetit të Prishtinë dhe zonës për të luftuar osmanët.

Foto Ilustruese: Kishe ne Prishtine.

Në këtë kishë është varrosur edhe shkrimtari ynë i madh Imzot Pjetër Bogdani në vitin 1689.

E kjo zonë tashti është në gjendje të rëndë para shkatërrimit, për këtë arsye Prof. Drançolli kërkon intervenim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse./

drita.info