Jaho Brahaj: – A është Marin Barleti me origjinë nga Berdheti mesjetar i Pukës?
Jaho Brahaj: – A është Marin Barleti me origjinë nga Berdheti mesjetar i Pukës?
Gazeta. Shqiptarja.com
Si e vërteton Eqrem Çabej dhe përkthyesi i veprës Historia e Skënderbeut, Stefan Prifti, origjinën e Barletit, ku ky i fundit e lidh mbiemrin e Barletit me emrin që mbante Berdheti deri në fillim të viteve 1700.
Berdheti është fshat i lashtë i Pukës dhe përmendet dhjetëra herë që nga mesjeta, në dokumente dhe relacione, vit pas viti e shekull pas shekulli. Berdheti dikur kishte një shtrirje shumë më të gjerë sesa sot, çka më vonë pjesa dërmuese e tij u quajt Kryezi ku dhe kemi fshatin e sotëm të Kryeziut, e Berdheti, sot lagje e ngjitur me Kryeziun. Berdheti ka luajtur një rol kyç historikisht për krahinën e Pukës dhe më gjerë, pasi nga Berdheti kalonte edhe rruga që të lidhte me Kosovën e më tej.
Kjo rrugë është bllokuar me mijëra herë nga dukagjinasit (popullsia e krahines se Pukes) siç edhe shprehet Frang Bardhi, Nopcsa, etj. Këtu u zihej pritë osmanëve dhe i luftonin, vrisnin, u merrnin armët, veglat e kuajt, detyrimisht duke zmbrapsur pjesën e mbetur.
• Marin Barleti. Një dëshmi e dashurisë dhe etjes për arsim të banorëve të Kryeziut të Pukës është edhe fakti, që bijë të këtij fshati, kur ju është dhënë mundësia e shkollimit në qendra e qytete ku u vendosen familjarishte nga lëvizje të detyruara nga shkaqe të ndryshme, ata kanë shkëlqyer në mësime, duke dhënë një kontribut edhe në kulturë, albanologji, jetën shoqërore e krijimtarinë letrare etj. Në këtë radhë spikasin Sh. Gjeçov-Kryeziu, Ndre dhe Lazer Mjeda të cilët njihen me origjinë nga Kryeziu.
Po sjellim mendimin e shfaqur në qarqet shkencore të albanologjisë për figurën më të ndritur të humanizmit për kombin tonë në shek. XV: Marin Barletin. Përkthyesi i veprës Historia e Skënderbeut, Stefan Prifti e lidh mbiemrin e Barletit me emrin që mbante fshati Bardhet deri në fillim të viteve 1700.
Ja si shkruan ai: “Le të shtrojmë këtu, se në viset veriore të Shqipërisë, Pukë ndodhet sot edhe toponimi “Bardheti” dhe kjo na bën të mendojmë, se mundet të mbrohet me të drejtë shqiptimi Barleti dhe jo Barleci (1). Këtë problem e merr në shqyrtim edhe Eqrem Çabej: “Emri rrjedh nga Bardheci, me ndërrimin e ditur “dh” në “ll” (2). Në botimin e Gjeanalogjisë së tyre Engjëllorët e Drishtit në vitin 1555 mbiemrin e autorit në fjalë e shkruajnë “Barleta” (3), kur dimë se nuk mundet të shkruhet Bardheta (3), sepse as latinishtja dhe as italishtja nuk e ka germën “dh”.
Në një studim kritik të Dh. Shuteriqit mbi kombësinë joshqiptare, që i japin M. Barletit disa studiues të huaj, pohon: “Barleci shpjegohet me trajtën dialektore – këtu shkodrane – Barleci për Bardheci” (4). Këtu po shkëputem nga kjo çështje, sepse nuk kemi argumente e të dhëna të tjera për origjinën familjare të Barletit nga fshati Bardheti i Kryeziut të Pukës, por duhet të vlerësohen të dhënat e fakteve të botuara nga këta studiues me peshë në letrat shqipe në pritje të ndriçimit me dokumente të tjerë.
1). Stefan Prifti në parathënien e veprës “Historia e Skënderbeut”, Tiranë, 1967, f. 10. 2).
- Eqrem Çabej, Studime etimologjike nij fushën e shqipes,vëllimi II (A-B), Tiranë 1976, f. 169.
- A. Angelus-Genalogia, botuar nij Romë në vitin 1555.
- Dhimitër Shuteriqi, Mbi jetën e Barletit
Gazeta. Shqiptarja.com