Jaho Brahaj: At Shtjefën Gjeçovi, prifti që shpëtoi këmbanën e Gjergj Kastriotit. –
Shtjefën Gjeçovi, prifti që shpëtoi këmbanën e Gjergj Kastriotit. –
Nga: Jaho Brahaj
Shtjefën Gjeçovi lindi me 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë të Kosovës, 11 km larg Prishtinës, ku kaloj dhe fëmijërinë e hershme dhe pastaj vazhdoj kolegjin françeskan në Troshan (Lezhë). Në vitin 1888 në Kroaci vazhdoj studimet deri në vitin 1896. Sherbeu si prift në Pejë, Laç, Gomsiqe, Prekal, Theth, Rrubik, Vlorë, Troshan, Gjakovë, Zym etj.
Mblodhi gojëdhana, zakone, bestytni, visar gjuhësor. Pergaditi monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, petagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi artikuj publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoj një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama e tragjedi, poezi e romane, perktheu letersi botërore në gjuhën shqipe e vepra fetare, pergaditi vëllime me dokumente për historinë e popullit tonë, shkroi artikuj e studime historike.
Në luftën çlirimtare mori pjesë me pushkë në dorë në Gomsiqe (1912) e Vlorë (1920), hapi shkolla shqipe e ishte mësues i tyre, ishte i pari që aktivishtë punon për bashkimin e dy kishave shqiptare në vitët ‘20 të shek. XX. U vra nga shovinistët serbë me 14 tetor 1929 në Zym (Prizren) ku sherbente si famullitar.
Odiseja e Kambanës së Skenderbeut
Në vitin 1901 A. Degrand, konsulli frances i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe per dy kambana, që ishin të lëna në mëshiren e fatit në rrenojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, e derdhur në bronz në vitin 1462, me perzjerje metalesh të çmuara. Menjëherë u vunë në levizje tregëtarët e relikeve e antikuareve dhe ju propozua agajt të qytetit të Krujës Muharrem Kaloshi shuma prej 25 napolonash flori me kusht, që të ju a dergonte kambanën e Skenderbeut në Barbullush. Sipas trafikantëve nga Barbullushi ishte rruga më e lehtë per trafikantet me anë të detit, sepse edhe në kohën e pushtimit turk objekte të tilla nuk dilnin kollaj nga portet e doganat e Perandorisë.
I mirinformuar Gjeçovi, prift i fshatit të humbur e të varfër, Laçit të Kurbinit, i vihet punës për ta futur në dorë këtë relike të çmuar e ti trashëgohet shqiptarve si shenjë i epokës së lavdishme të tyre. Vrapon tek Muharrem Aga, hyn në pazar dhe bie dakort për një çmim prej 15 napolonash, me kusht, që kambanën ta marrë vetë Gjeçovi nga Kruja. Se si i gjeti e i sajoj Gjeçovi 15 napolonat nuk dimë, por vetë ai me 1901 shkruan: “Në të vertetë unë nuk mund ta paguaj edhe sikur të shisja vetën time”. Megjithatë e bleu kambanën, e fshehu mirë, si pohon vetë dhe i shkruan konsullit A-Hungarez në Durrës, ku i kerkonte instruksione.
Ranë dakort dhe u bë kontrata që kambanën do ta ruante konti austriak Kiuatkovvski dhe do ti kthehej Krujës kur të rindertohej kisha e Kështjellës. Kambana udhëtoi drejt Durrësit dhe më vonë drejt Vjenës. Në vitin 1923, më 28 nëntor në Tiranë u hap për herë të parë Muzeu Kombëtar Shqiptar. Gjeçovi ngriti peshë me letra herë ambasadën austriake, e herë vetë qeverinë e Vjenës deri sa ja arriti qëllimit. Kambana erdhi, por me vonesë. Nga Vjena ju dergua ambasadës tonë në Romë dhe në dhjetor 1923 arriti në Tiranë. Gjeçovi nga Shkodra vrapon për ta parë me sytë e tij dhe për ta saktësuar, që është ajo. Me këtë rast bëri dhe një vizatim në dy pamjet, që ruhet në AQSH, Tiranë ku ruhet fondi i tij arkivor.
Odiseja nuk mbaron këtu. Muzeu i Tiranës shkatërrohet, Gjeçovi vjen në Tiranë, merr kambanën dhe e çon në Shkoder. Pas Luftës së Dytë ajo kthehet prapë në Tiranë, sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Skenderbeut në Krujë.