Jaho Brahaj: -Çfarë u “varros” poshtë Teatrit Kombëtar, letër të hapur ministres së Kulturës për mbrojtjen e artefakteve

Jaho Brahaj studiues i Trashëgimisë Kulturore në “ABC e mëngjesit” ka folur për letrën dërguar ministres së Kulturës Elva Margariti pas shembjes se Teatrit Kombëtar.

Ai u shpreh se tashmë në ambientet e teatrit nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një gërmadhë siper vlerave artefakte trashegimi kulturore me vlera te identitetit kulturor pjese e identitetit tone kombetar.

Brahaj ka ngritur shqetësimin për artefaktet e rëndësishme që kanë mbetur në rrënoja, duke i vlerësuar si një pasuri e madhe: “Kemi artefakte të rëndësishme të identitetit kulturor kanë “mbetur poshtë rrënojave”, u shpreh ai.

Jaho Brahaj

Më tej theksoi se në atë ambient është e gjithë kujtesa e teatrit.

“Rekuizita dhe Garderoba e Teatrit Kombëtar ka qenë e pasur, e trashëguar afërsisht për 100 vite. Ka qenë e përbërë më objekte të trashëgimisë kulturore, në fillimet e saj objektet kryesisht ato që bliheshin ishin origjinale. Ka një pasuri me veshje kombëtare tradicionale. Janë skicat skenografike, të kostumeve, në atë ambient është e gjithë kujtesa e teatrit. Nëse të gjithë këto objekte në do t’i humbim , do të humbim një pasuri të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se Ministria e Kulturës ka detyrimin ligjor t’i regjistrojë, ndërsa shtoi se në këtë situatë mund të ndërmerret një veprim për ti shpëtuar./

abcnews.al