Jaho Brahaj: – Muzeu Historik Kombëtar nuk ka kushte si institucionet në Ballkan e Europë, pa vëmendje nga Ministria e Kulturës.

30 Tetor 2020.

Ne pervjetorin e perurimit te Muzeut Historik Kombetar.

Nga: Julia Vrapi

Nga Muzeu Historik Kombëtar u përurua në Tiranë më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Në mjediset e tij janë të ekspozuara objekte të rendesishem, që ndodhen në disa pavione. Por kur kanë kaluar dekada nga koha kur MHK u inaugurua, sot institucioni muzeor më i madh në vendin tonë për specialistë dhe studiues të ndryshëm ka probleme, që janë për shkak se nuk ka qenë sa duhet ndër vite në vëmendje të Ministrisë së Kulturës. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se për MHK është folur për projekt rikonstruksioni, por asgjë nuk ka vijuar më pas, ku sipas tij duhet që në ndërhyrje të merren mendimet e ekspertëve dhe specialistëve.

Për studiuesin Brahaj, nga shteti vazhdon të ketë mos vëmendje për këtë institucion kombëtar. “Në mos gaboj para tre vitesh u mblodh dhe u krijua një komision për rikonstruksion të përmbajtjes së MHK. Një punë, që u fillua me bujë dhe u shkri.

Problem i dytë është që aty nuk do të bëhet asnjë lloj ndërhyrje të paktën nga kjo qeveri që ne kemi sot, sepse ajo është në dilemën  e planeve tinëzare që ka për të bërë godinë ne territorin e MHK (ne oborrin pas). Është e kotë që të flasim që dikush nga ky shtet do të vërë dorë për MHK, qoftë nga jashtë për atë godinë apo dhe nga brenda. Me gjendjen dhe me probleme që ka MHK është jashtë vëmendjes dhe kujdesit nga Ministria e Kulturës”, shprehet mes të tjerave studiuesi Brahaj.

Më 28 tetor të 1981, 39 vjet më parë u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar dhe sipas studiuesit Jaho Brahaj jo vetëm kushtet e këtij institucioni janë problem, por shqetësues është dhe fakti që nuk ka mundësi të blejë vepra për fondin e tij. “MHK është jashtë vëmendjes së ministrisë për ti përcaktuar fonde për ato drejtime që ka, që është blerje objektesh, studime, restaurime dhe më pas riparim i vete objektit te godines, klimatizimi në muze që është problem në mjediset e brendshme dhe të fondeve të tij”, thotë Brahaj.

Jaho Brahaj

MHK pa kushtet si institucionet në Europë

Duke folur për pasurimin e MHK me objekte dhe mungesën e buxhetit, studiuesi Jaho Brahaj vlerëson nismën në muzeun e Beratit. “Muzeu Historik Kombëtar patjetër duhet të kishte fondin për blerje objektesh muzeale, objekte trashëgimi kulturore ose me vlera historike.  Keni dëgjuar për Beratin, ku vlen të përmendet nisma që ka marrë muzeu Etnografik që banorët e komunitetit, kush ka objekte mund të dhurojë. MHK këtë punë nuk po e bën”, thotë Brahaj. Për studiuesin Jaho Brahaj, Muzeu Historik Kombëtar jo vetëm se është më i madhi dhe më i vlefshmi, por dhe institucioni që ka personelin dhe eshte qender per anen metodike për të gjitha muzeumet e tjera në Shqipëri. “Muzeu jo vetëm që duhet të ketë fondin tij për blerje objektesh, ruajtje, studime dhe botime, por në mënyrë urgjente të paktën kushtet duhet ti ketë në mënyrë të shkëlqyer sipas parametrave që kanë muzeumet sot në Ballkan dhe në Europë.

Por MHK sot jo vetëm që nuk ka kushte, por shumë herë është ngritur si problem që dhe pavioni i ikonave është në një temperaturë të tmerrshme në verë”, thotë Brahaj.

Dekada më parë për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet deri në hapjen e tij. Grupi i punës është drejtuar nga personalitete të shquara si Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Aleks Buda, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Selim Islami, Burhan Çiraku, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksandër Meksi, etj. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Gazeta Sot