Xhubleta e Ngushte, pasuri e identitetit tonë kulturor, e harruar dhe e rrezikuar.… nga Jaho Brahaj
Xhubleta e Ngushte, pasuri e identitetit tonë kulturor, e harruar dhe e rrezikuar.…
Ne kete shenim po flasim vetem per nje element te Xhubletes se Ngushte. Xhubleta e Ngushte rrezikon te harrohet dhe zhduket …
Nga: Jaho Brahaj
Xhubleta eshte Ekspozitë me simbole kulti e mitologjike të kulturës dhe identitetit tonë kulturor kombëtar.
Elementët përbërës të kësaj tipologjie (Xhubleta e Ngushte) janë tregues të dallueshëm nga forma, por edhe nga pasuria e simbolikës, tregues të vjetërsisë së saj, të mendimit se kjo, Xhubleta me te dy variantet (tipologjite) është veshje me origjinë rreth 4000- vjeçare, e trashëguar në zhvillim e sipër vetëm nga shqiptarët. Xhubleta në të gjitha elementët përbërës ruan dhe na shpalos elemente ornamentale kulti dhe me përmbajtje mitike nga trashëgimia jonë shpirtërore, të paraqitura grafikishte, me ngjyrime dhe elementë artistikë e mjeshteri punimi të përsosur.
Në foto është një prapanik i Xhubletës së Ngushte, të trashëguar dhe punuar në breza nga gratë e Brigjeve të Drinit, zona e Pukës dhe Lekbibajve.
Xhubleta e Ngushte, keshtu thirret nga banoret qe e trasheguan eshte veshje e nje klasifikimi me Xhublten qe ka Malesia e Madhe, por ka dallim tipologjik, se i ndryshojne ne forme, madhesi dhe ne zbukurime disa elemente te saj, po ashtu edhe nga madhesia e perimetrit te fundit te saj.
Ne kete shenim po flasim vetem per nje element te Xhubletes se Ngushte; Prapanikun, qe Xhubleta e Malesise se Madhe nuk e ka.
Quhet Xhubleta e Ngushtë, sepse dallon edhe nga elementët përbërës me Xhubletën e Malësisë së Madhe me disa elementë përbërës që ndryshojnë nga ajo, dhe ka edhe elementë shtesë, që Xhubleta e Malësisë së Madhe nuk i ka.
Neqoftese flasim per elemente te zanafilles historike te veshjeve ne pergjithesi, ky element (prapaniku) eshte nga me te lashtet, sipas studiuesve, ne zanafillen e fiilimit te veshjeve njerzore.
Prapanik quhet nga pozicioni ku mbahej në këtë Veshje, në anën e pasme të trupit, në të kundërt të Paranikut (perparses). Prapaniku i lidhur me një toje shumëngjyrëshe varej poshtë Kërdhokllës, edhe kjo pjesë e veshjes së Xhubletës së Ngushtë qe mungon tek Xhubleta e Malesise se Madhe .
V.O; Xhubleta e ngushtë e kësaj zone është në zhdukje, ruhen ekzemplare të rrallë dhe të paktë.
V.O. Ketu vetem sa beme nje shenim per nje element te tipologjise se veshjes se Xhubleten se Ngushte, pa asnje pretendim per nje studim gjitheperfshires te kesaj pasurije 4000 vjecare qe ruhet vetem tek Kombi yne.(J. B.)