JAKOV MILAJ – ANTROPOLOGU I PARE SHQIPTAR.

Nga: Avni Rrustem Mahmutaj

Ka bere studimin RACA SHQIPTARE ,
Referuar antropologeve boteror .

Jakov Milaj lindi në Fier me 25 mars te vitit 1911. U shkollua në Gjimnazin e Shkodrës, ku e mbaroi atë në fund, si një nga studentët më të mirë në vitin 1931.

Kur ishte nxënës ka drejtuar shoqatën kulturore “Besa shqiptare”. Për një kohë te gjate, ai punoi si mësues në qytetin e tij te lindjes, Fier; më pas u emërua sekretar komune në Bezhan dhe më pas në Kovaçisht.

Më 1934 filloi studimet e larta në degën e veterinarisë në Universitetin e Torinos. Më 1935 u kthye në vendlindje, ku merr pjesë në Kryengritjen e Fierit. Më 29 gusht 1935 u dënua me 101 vjet si pjesëmarrës i revoltës, por u fal pas pak muajsh. Pas daljes nga burgu, u nis për të vazhduar studimet.

Në ditët e fundit te Migjenit, ai do te ishte pranë tij dhe te motrës në Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, që do te sillte edhe fjalët e fundit te Migjenit te madh dhe dorëshkrimet e fundit nga spitali.

U rikthye në atdhe pas diplomimit dhe u emërua veteriner në Fier. U emërua kryeredaktor i “Përpjekjes shqiptare” pas ikjes së Merxhanit, por botoi vetëm një numër dhe më pas u mbyll nga qeveria e kohës

     

Më 1942 – 43 u emërua kryedrejtor në Kryesinë e Këshillit të Ministrave. Duke mbajtur këtë detyrë, më 1943 u atashua pranë Komisariatit të Nozullimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare. Prej 12 shkurtit deri me 12 prill 1943 pati portofolin e ministrit sekretar të shtetit të Bujqësisë dhe Pyjeve. Më 1943-1944 qe anëtar i Këshillit të Shtetit. Më 1 tetor 1943 u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar.

Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, u arrestua dhe dënua me 15 vjet burg nga Gjyqi Special. Më 1951 u lirua nga burgu dhe u internua me familjen në Shtyllas dhe Radostinë të Fierit. Punoi më pas veteriner në në Durrës, Bilisht, Fier. Ndërroi jetë më 02 janar 1997.