Jam i shastisur dhe i trishtuar kur lexoj dhe dëgjoj disa manipulime, qe nuk shërbejnë çeshtjen pellazgo-shqiptare. –
Nga Mathieu Aref. –
Të dashur miq dhe mikesha,
Unë jam i shastisur dhe i trishtuar kur lexoj dhe dëgjoj këtu dhe andej të pavërteta, mendime personale në bazë të shkrimeve të ndryshme (libra të të gjitha llojeve, Internet, forume, konferenca, artikuj, etj) dhe disa manipulime nuk shërbejnë çeshtjen pellazgo-shqiptare dhe kjo bën gëzimin të armiqve tanë të trashëguar dhe bën talljen e shkencëtarëve të vërtetë në të gjithë botën. Kjo mund të jetë një lloj « histeri kolektive » apo një « shovinizëm i tepruar ». Këto gabime dhe ankesa të ndryshme më bëjnë të reagoj me ashpërsi dhe pa kompromis :
- Grekët ekzistojnë vetëm që nga data 1830
• Gjithë Greqia ishte e banuar nga shqiptarët ose arvanitasit !
• Ilirët nuk kanë të bëjnë asgjë me Pellazgët !
• Pellazgët nuk janë të bardhë, por vijnë nga Afrika e Veriut !
• Historia e Pellazgëve është mjaft e turbullt për të sqaruar të vërtetën !
Nuk është e qartë lidhja mes Pellazgëve dhe Ilirët !
• Pellazgët janë krijuësit e piramidave të Egjiptit !
• Dodona ndodhet në Shqipëri në afërsi të malit « Tomor » dhe jo në Dodonën e Epirit ajo që gjëndet në shpatet e malit « Tomaros » në jug të liqenit Pamvotida !
• Gjuha shqipe shpërthen apo deshifron gjthçka në botë dhe që çdo gjë rrjedh nga « shqipja » !
• Shpërfytyrimi i imazhit të heroit kombëtar shqiptar Gërgj Kastrioti i quajtur Skenderbe …
Etj etj.
Kur lexohën të gjitha këto kontradikta dhe gabime të dukshme, mund të qeshëm dhe të pyesëm vetën nëse ekzistojnë disa konspiracione të fshehta kundër historisë së vërtetë të paraardhësve të popullit shqiptar dhe ne veçanti disa mundohën (me vetëdije, pa vetëdije, ideologjikisht apo nga injoranca e qartë) për të vënë në pikëpyetje (apo në dyshim) themelet e kësaj historie shumë mijëvjeçare. Këto gjëra provojnë së shumë Shqiptarë lexojnë më tepër libra të shkruara nga autor modern (shumica janë të huaj që në shekullin 18/19) sesa autorët e lashtë që janë burimi i parë dhe i vërtetë i historisë së lashtë. Historia as shkënca nuk bëhën më « fjalë » dhe më « hamendje vetjake » pa pohime, fakte dhe argumente të bësuëshme dhe të verifikuëshme : unë bësoj që ! Nuk pajtohëm më ju ! E këni gabim zotëri ! Etj, etj…Në një artikull tjetër (kur të këm kohë) do të përgjigjem të gjitha këtyre pika kontestuese dhe të pakuptueshme.