Jam shume i shqetesuar lidhur me situaten ne Policine e Shtetit.
Jam shume i shqetesuar lidhur me situaten ne Policine e Shtetit.
Nga: Erion Kristo
Jam shume i shqetesuar lidhur me situaten ne Policine e Shtetit.
1. A i keni vene re makinat e reja te Policise? Po faktin qe po digjen perdite makinat e qytetareve? Pra, sa me shume sofistikohet policia, aq me pak pune ben.
2. Dy drejtues te Policise se Fierit jane akuzuar publikisht per bashkepunim me krimin. Te dy bejne perpara ne karriere. Cili eshte qendrimi publik i Ministrise ndaj akuzave publike? Nuk e dime.
3. Ngjarje te renda ne Shkoder. Drejtuesi i Policise hiqet, po nuk mban asnje pergjegjesi.
4. Shqiperia u mbush me droge. Dhjetera tone jane kapur nga partneret tane. A u be ndonje analize brenda policise? A mbajti njeri pergjegjesi? Cfare ndodh me sektorin e antidroges? A ka levizje?
5. Sa here Ministri i Brendshem komunikon me mediat, aq here ben gafa, si ne Parlament, Durres apo Shkoder. Do ishte mire te komunikonte me shkrim.
6. Policia po ushtron shume dhune mbi protestuesit kudo ne Shqiperi. Ajo zbythet para krimit, por krekoset para qytetarit te thjeshte. Sikur te tregonte te njejten vendosmeri dhe me krimin…
7. Numrin e larte te telefonatave te qytetareve ne polici e quajne si rritje te besimit. Nuk eshte rritur besimi, por eshte rritur frika nga krimi. Njerezit nuk telefonojne nga besimi, por nga halli.
Keto pika qe kam shkruar nuk jane sulme, por nje vezhgim i ftohte i ngjarjeve te jetes sone.
Ndalohen portalet ta publikojne kete postim. Eshte vetem per fejsbukun tim.
Huazuar nga FB. Erion Kristo.