Japonezët po xhirojnë një dokumentar për qytetërimin trak
16 Janar 2023
Një nga televizionet kryesore japoneze, TBS, po xhiron një film në Bullgari për historinë e trakëve dhe verën e shenjtë. Ekipi punon në Perperikon dhe në Luginën e Mbretërve Trakë pranë qytetit Kazanllëk. Filmi 50-minutësh do të transmetohet në rubrikën më të ndjekur për mrekullitë dhe misteret botërore para audiencës 20 milionëshe të medias, njoftoi udhëheqësi shumëvjeçar i gërmimeve në Perperikon, Prof. Nikollaj Ovçarov.
Një qendër vizitorësh po ndërtohet me shpejtësi pranë qytetit shkëmbor për ta bërë atë edhe më tërheqës për turistët. Në fund të vitit 2022, Perperikon u kthye në një destinacion kryesor të fundjavës. Mijëra turistë i befasuan ciceronët vendas, ndërsa fluksi i mysafirëve arriti vizitat gjatë muajve të pikut të verës.