Japoni: – Taksisti arrestohet për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi
5 Dhjetor 2023
Një shofer taksie në Tokio është arrestuar për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi me makinën e tij, sipas policisë. 50-vjeçari u arrestua të dielën e kaluar pasi kishte shtypur me makinën e tij një pëllumb.
Ky shofer përplasi një grup pëllumbash në tokë, sipas shtypit lokal. Zhurma nga shpejtësia e makinës tërhoqi vëmendjen e një kalimtari, i cili më pas lajmëroi policinë.
Ky i fundit e ka marrë shumë seriozisht ngjarjen, duke arritur deri aty sa ka marrë një veteriner për kryerjen e nekropsit të pëllumbit të vrarë nga përplasja me mjetin.
“Rrugët u përkasin njerëzve, ndaj pëllumbat nuk duhet të na pengojnë”, tha taksisti para hetuesve, sipas mediave lokale.