Japonia kalon për herë të parë numrin 80 000 me të moshuar 100 vjeçarë
Japonia kalon për herë të parë numrin 80 000 me të moshuar 100 vjeçarë
Shtator, 2020
Numri i personave të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000.
Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç, bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.
Të dhënat tashmë prej 50 vitesh kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, ndërsa gratë, me 88%, përbëjnë pjesën më të madhe.
Pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë në prefekturën Shimane në perëndim.