Jashtë protestë, brenda zhurmë dhe tensione
16 Shkurt 2023
Ka nisur me debate dhe tensione senaca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndonëse disa deputetë demokratë u përjashtuan nga seanca e së hënës për shkak të sjelljeve jo etike, edhe këtë herë ka pasur episode të tilla.
Bëhet me dije nga raportimet për mediat se njëri prej deputetëve demokratë ka nisur të bjerë bilbilit ndërsa Ermonela Felaj po diskutonte me Oerd Bylykbashi.
Në një moment, Edmond Spaho ka tentuar që të shkojë pranë foltores dhe duke i rënë bilbilit.
“Mund ta bëni këtë sjellje nëse mendoni se ju shkon thinjave tuaja vazhdoni..”, thotë Felaj.
Gazeta Shqip