Jashtë stadiumit shpaloset pankarta për marshimin e 2 marsit: – Për Shqipërinë, për Kushtetutën
Jashtë stadiumit shpaloset pankarta për marshimin e 2 marsit: – Për Shqipërinë, për Kushtetutën
28 shkurt 2020
Ndërsa në stadiumin “Air Albania” po zhvillohej ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit për mbrojtjen e Kushtetutës, i cili pritet të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur.
Protesta është thirrur nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese.
Meta ka denoncuar prej kohësh kreun e KED-s, Ardian Dvorani dhe së fundmi edhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i ka kallëzuar pranë SPAK-ut për shpërdorim detyre.
Gazeta Panorama