Java e ardhshme sjell shi e dëborë! Kujdes ja kur arrihet kulmi
Java e ardhshme sjell shi e dëborë! Kujdes ja kur arrihet kulmi
13 SHKURT 2022
Java e ardhshme ka rezermuar mot jo të mirë për të gjithë qytetarët.
Meteorologët parashikojnë reshje shiu e temperatura mesatare për javën që vjen, e cila nis në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, shiu do të jetë i pranishëm në vend gjatë tre ditëve të para të javës. Reshjet do të bëhen më intensive të mërkurën, ndërsa më pas moti do të vijojë të zbutet.
Reshjet e dëborës do të jenë të pakta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat gjatë javës që vjen do të shkojnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.
Java pritet e ndryshueshme në aspektin meteorologjik. Dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e lokalisht mesatare në veriperëndim. Dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje. Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe. Më tej situata do të vijë drejt përmirësimit. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare ditën e mërkurë duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.
Gazeta Shqip