“Je një hiç aty! Lëre Zelenskyn në hallin e vet!” – Revoltohet Ylli Manjani, i bën thirrjen e fortë kryeministrit Rama
“Je një hiç aty! Lëre Zelenskyn në hallin e vet!” – Revoltohet Ylli Manjani, i bën thirrjen e fortë kryeministrit Rama
5 MARS 2022
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën telefonike që ka kryer me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në lidhje me pushtimin rus.
Pasi janë prezantuar me njëri-tjetrin, Rama i uron presidentit që të triumfojnë në këtë luftë. Ndërkohë, Zelensky konfirmoi se Ukraina ka aftësinë për ta bërë këtë gjë. Lidhur me këtë ka reaguar avokati Ylli Manjani i cili ka shpërthyer keq ndaj Ramës.
Postimi i Manjanit
Ec more mblidh mendt e kokës, mblidh dhe kokat e mendjes së këtij vendi e ndalo rritjen e çmimeve!
Lëri telefonantat e deklaratat me luftë se je një hiç aty!
Hajde qeveris se këtë ditë i duhesh atyre që të votuan të paktën. Merr masa të ndalosh rritjen e çmimeve dhe pse jo uljen e tyre aty ku ishin.
Hajde mor firaun se nuk je si gjithë të tjerët ti. 2 milionë njerëz ke për të drejtuar. Mos i lër njerëzit nën thundrën e spekulimit, po hajde merr masa!
Qeveris more i paudhë e lëri dënglat ndëkombëtare që hedh rrugëve e që i ke për lajme! Nuk mbulohet rritja e çmimeve me dengla!
Sot qeveria duhet të ishte mbledhur dhe të qëndronte e mbledhur duke propozuar zgjidhje për kontrollin e çmimeve të konsumit.
Lëre Zelevskin në hallin e vet!
Hajde merru me zhele-qeverisjen ku e ke katandisur!
Apo do nxjerrësh Elisën të na thotë se me rritje çmimesh bëhen edhe filma!?
Bah!!!
Ngaa Gazeta Sot