3 Janar 2025

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e BalkanWeb, se në agjencinë funerale “Parajsa” iu janë kërcënuar familjarët, që vajtonin vdekjen e nënës.

Qytetari shprehet se një person (duke iu referuar denoncimit bëhet fjalë për Taulant Yzeirin, djalin e pronarit të agjencisë funerale) u është drejtuar familjarëve me fjalët: “Merrni kufomën e nënës dhe largohuni”.

Ai thotë se ky person që ka kërcënuar ishte i dehur. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tek agjencia funerale tek ish-Parku i Autobusëve.

“Një person tek agjencia funerale Parajsa kërcënon të ardhurit për të ngushëlluar ndarjen nga jeta të një të afërmi dhe i ofendon ata”, thotë qytetari në denoncimin e tij.

Nga: BallkanWeb