“Jemi krah jush”/ Putin ‘lëshohet’ nga aleatët e tij, ushtarët vullnetarë bjellorusë në mbështetje të Ukrainës
“Jemi krah jush”/ Putin ‘lëshohet’ nga aleatët e tij, ushtarët vullnetarë bjellorusë në mbështetje të Ukrainës
– 20 Mars 2022
… “Batalioni vullnetar bjellorus me emrin Kastus Kalinovsky do të vijë për të ndihmuar Forcat e Armatosura të Ukrainës në thyerjen e bllokadës së Mariupolit.”…
Presidenti Vladimir Putin duket se po përballet me një situatë të vështirë për shkak se shumica e shteteve Europiane, së bashku me SHBA-në i është kthyer kundra që pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Për më tepër, edhe nga ato shtete të cilat ai mund t’i quante aleate, duket se situate po merr një rrjedhë ndryshe. Një batalion vullnetar i forcave ushtarake të Bjellorusisë, kanë publikuar një video ku deklarojnë mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës.
Media bjelloruse Nexta postoi videon në Twitter, duke shtuar:
“Batalioni vullnetar bjellorus me emrin Kastus Kalinovsky do të vijë për të ndihmuar Forcat e Armatosura të Ukrainës në thyerjen e bllokadës së Mariupolit.”
Në videon e publikuar, ata zotohen për të zhbllokuar qytetin e Mariupolit që është rrethuar nga Rusia. Bjellorusia, e cila është një nga pak aleatët e mbetur të Vladimir Putinit , është përdorur për të nisur sulme dhe për të vendosur trupa në Ukrainë.
Megjithatë, njoftimi me video është një tjetër shenjë se pushtimi rus po i kundërvihet Presidentit Putin. Në video, një ushtar bjellorus thotë:
“Tashmë prej tre javësh, e gjithë Ukraina po lufton kundër pushtuesve rusë. Situata më e vështirë është afër Mariupolit, i cili është i rrethuar. Rusia po kryen një gjenocid të vërtetë atje. Ata duan të fshijnë Mariupolin nga faqja e dheut. Mariupol duhet të zhbllokuar. I gjithë komuniteti botëror duhet të flasë sot për Mariupolin. Ne do të ofrojmë mbështetje për të gjithë banorët e Mariupolit dhe do të përpiqemi të ndihmojmë Ukrainën për të zhbllokuar qytetin. Mariupol është një qytet ukrainas dhe do të mbetet i tillë.”
Trupat pastaj këndojnë së bashku: “Lavdi Ukrainës. Lavdi heronjve. Rroftë Bjellorusia”.
Gazeta Shqiptare