“Jemi në rrugë, askush nuk po na jep zgjidhje”, tregtarët në Vlorë dalin në protestë
“Jemi në rrugë, askush nuk po na jep zgjidhje”, tregtarët në Vlorë dalin në protestë
21 Prill 2020
Para Bashkisë së Vlorës kanë dalë në protestë ditën e sotme, tregtarët e tregut pranë ish-fabrikës së qytetit.
Ky veprim ka ardhur pasi ende nuk është marrë ndonjë vendim për hapjen e tregut, e si pasojë tregtarët kërkojnë rikthimin në punë.
Pas një inspektimi të AKU-së dhe ISHSH-së Vlorë, dhe me një vendim të komisionit të Mbrojtes Civile në kushtet e pandemisë për mungesa te kushteve higjeno sanitaire, u mor vendimi për mbylljen e këtij tregu.
Tregtarët janë njoftuar për këtë vendim vetëm 8 ditë më parë, ditën kur u mbyll dhe jo më herët. Tani ata kërkojnë rikthimin në punë dhe bashkia të marrë masa për përmirësimin e kushteve të tregut.
“Jemi në rrugë të madhe dhe askush nuk po na jep një zgjidhje. Të na thonë një afat se kur do të hapet tregu. Jemi ne dhe familjet tona që po vuajmë”, thonë tregtarët.
©Copyright Gazeta SHQIP