“Jemi në situatë katastrofike”, akademiku Fuga: – SPAK ndodhet përpara pengesave politike, nuk është i pavarur! – Ka çështje në gjykata që nuk shqyrtohen
7 Janar 2023
Akademiku dhe pedagogu i njohur Artan Fuga, është shprehur se sistemi gjyqësor shqiptar është në një situatë katastrofike, për shkak të vonesave në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore.
Komentet ai i bëri përmes një lidhjeje me Neës 24, ku shtoi se ndarja e sistemit gjyqësor gna politika ka qenë dhe mbetet një problem i madh.
Sipas tij u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve në vitin 2016, në mënyrë që të realizohej një reformë në drejtësi.
Ai shtoi se SPAK ndodhet ende përpara pengesave politike, që sipas tij e bëjnë atë të mos e ketë fituar kapacitetin për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
“Në çfarë situate ndodhet sistemi gjyqësor shqiptar? Ndodhet në një kontradiktë me dy anë të cilat është shumë vështirë të kombinohen dhe deri tani nuk janë kombinuar dot. Ana e parë është që reforma e 2016 tregoi se ne kishim dhe kemi një mungesë të madhe në ndarjen e pushtetit. Ndarje pushteti gjyqësor nga pushteti politik, ekzekutiv.
Pra ndarja e drejtësisë nga politika. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve në 2016 që të ndërmerrej një reformë në mënyrë që të bëhej nën ndikimin e faktorit të jashtëm sepse politika shqiptare kushte krijuar këtë simbiozë që e bënte gjyqësorin të mos vepronte në mënyrë të pavarur. Ana e dytë, kjo bëri që gjyqësori të funksionojë me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Kjo mbështetje nga jashtë vjen sepse sistemi politik shqiptar nuk krijon dot ndarjen e pushteteve. Në momentin që faktori i jashtëm bën këtë çarje, ndodh që përsëri pavarësia e gjyqësorit në sytë e publikut nuk sigurohet, sepse krijohet një ndikim nga jashtë, që krijon probleme me kushtetutën dhe konceptet që kemi për sovranitetin.
Kjo bën që SPAK të ndodhet brenda këtyre kontradiktave dhe të mos ketë mundësinë të veprojë lirshëm. SPAK ende ndodhet para pengesave politike që e bëjnë atë të mos e ketë të fituar atë kapacitet për të vendosur drejtësi dhe për të çuar para luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Jemi akoma në një situatë katastrofike pasi ka çështje që nuk shqyrtohen, ka vonesë”, u shpreh ai.
Gazeta Panorama