“Jemi popull fatkeq”. Aktori i njohur ironizon: – Shqiptarët dinë më shumë historinë e Turqisë sesa të vendit të vet!
“Jemi popull fatkeq”. Aktori i njohur ironizon: – Shqiptarët dinë më shumë historinë e Turqisë sesa të vendit të vet!
12 Nentor 2021 SHPËRNDAJE
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi sot në SPAK një tjetër padi, për shembjen e Teatrit. Ndërsa aktori i njohur Mehdi Malkaj për mediat foli me nota ironizuese, duke thënë se shqiptarët nuk duan t’ja dinë së çfarë ndodh.
Ai tha se populli shqiptar e njeh më mirë historinë e Turqisë, sesa të vendit të vet.
“Gjyshja ime thoshte kur kishte ndonjë hall, nuk më dhemb koka në një vend. Duke qenë se këto TV nuk lënë telenovelë turke pa dhënë, populli shqiptar di më shumë historinë e Turqisë sesa të vendit të vet.
Tek ai Sulejmani i Madhërishëm, që ishte piku i Perandorisë turke, i dërgon një mesash një filozofi dhe i thotë çfarë mendimi ke ti: Si do bëhet me perandorinë time?!
Filozofi i thotë: E ç’më duhet mua.
Kjo e tronditi Sulejmanin dhe e merr me dhunë filozofin dhe e çon në pallatin e vete. I thotë: Ça është kjo përgjigje, ç’më duhet mua?!
Shkëlqesi, i thotë filozofi: Ç’më duhet mua se ka korrupsion apo se vriten njerëz, se ka varfëri, se rriten çmimet.
Atëherë perandoria jote do bjerë.
E thashë këtë sepse të gjithë shqiptarët thonë se ç’më duhet mua se u prish teatri, ç’më duhet mua se u rritën taksat, ç’më duhet mua se kryeministri bën si i do qejfi. Ç’më duhet mua u shembën pallatet, se u zunë të gjitha hapësirat etj. Pra ç’më duhet mua. Jemi popull fatkeq, po ç’më duhet mua, bëni çfarë të doni?!”, tha aktori.
Gazeta Panorama