“… Jemi vonë, por më mirë vonë se sa kurrë.” – Ja kush i është bashkuar protestës së studentëve. –
“… Jemi vonë, por më mirë vonë se sa kurrë.” – Ja kush i është bashkuar protestës së studentëve. –
09/12/2018 Studentët kanë nisur marshimin, nga fakultet ku janë grumbulluar më herët, drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të protestuar për plotësimin e kërkesave që kanë parashtruar.
Studentët e universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër i janë bashkuar për herë të parë protestës.
Me pankarta në duar, përmes të cilave i bëjnë thirrje ministrisë që të plotësojë kushtet në konvikte dhe të ulë tarifat, studentët kanë marshuar në rrugët e Gjirokastrës.
“Jemi vonë, por më mirë vonë se sa kurrë. Ministria nuk ka plotësuar kërkesat për ne, s’kemi kushte në shkolla e tualete, s’kemi as për të paguar taksa, as për pankarta e jo më taksa kaq të shtrenjta. Jemi sot këtu që zëri i Gjirokastrës të dëgjohet në gjithë vendin, nuk jemi pasivë. Do vazhdojnë protesta dhe do jemi edhe më shumë. Konviktet kanë rënë dhe vajzat jetojnë në shtëpi me qira, pasi kushtet janë shumë problematike”, u shpreh një studente në Gjirokastër.
Gazeta Sot.