Jeni vaksinuar me Pfizer? – Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Jeni vaksinuar me Pfizer? – Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
15 PRILL 2021
Të gjithë ata që janë vaksinuar me Pfizer mund të duhet të marrin edhe një dozë të tretë të vaksinës kundër covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.
Gjatë një diskutimi me një panel në CNBC, Albert Bourla deklaroi se një dozë e tretë e vaksinës që rrit mbrojtjen mund të administrohet 6-12 muaj pasi një person të ketë marrë dy dozat e vaksinës.
Ai tha gjithashtu se është e mundur që njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër virusit çdo vit.
Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech nisën studimet rreth mundësisë së përdorimit të dozës së tretë të vaksinës që në muajin shkurt. Doza e tretë do të ketë si qëllim për të mbrojtur njerëzit nga variantet e reja të koronavirusit.
Gazeta Shqip