Jep dorëheqjen diplomati rus në OKB: – Kurrë nuk jam ndjerë kaq i turpëruar nga vendi im, 20 vite të karrierës time…
Jep dorëheqjen diplomati rus në OKB: – Kurrë nuk jam ndjerë kaq i turpëruar nga vendi im, 20 vite të karrierës time…
23 MAJ 2022
Shumë shtete kanë zgjedhur të largohen nga Rusia dhe të mos bëjnë më biznes me të ose të largojnë nga vendi i tyre diplomatët rusë.
Së fundmi një diplomat rus në OKB ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se ai “kurrë nuk ka qenë kaq i turpëruar” nga vendi i tij, ndërsa dënoi Vladimir Putinin për luftën e tij agresive kundër Ukrainës, sipas raporteve, shkruan The Guardian.
Boris Bondarev, një këshilltar i misionit rus në zyrën e OKB-së në Gjenevë, kritikoi ministrinë e jashtme ruse – ku ai ka punuar për 20 vjet për gënjeshtra dhe joprofesionalizëm, raporton vëzhguesi i të drejtave UN Watch.
“Për njëzet vite të karrierës sime diplomatike kam parë kthesa të ndryshme të politikës sonë të jashtme, por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt të këtij viti”.
Lufta agresive e nisur nga Putini kundër Ukrainës, dhe në fakt kundër gjithë botës perëndimore, nuk është vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë.
Ata që e konceptuan këtë luftë duan vetëm një gjë – të qëndrojnë në pushtet përgjithmonë, të jetojnë në vila luksoze, të shëtisin me jahte duke gëzuar fuqi të pakufizuar dhe pandëshkueshmëri të plotë.
Për ta arritur këtë, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë aq persona sa është e nevojshme. Mijëra rusë dhe ukrainas kanë vdekur tashmë vetëm për këtë”, tha ai.
Ai tha se puna e ministrisë së jashtme ishte katastrofike gjatë viteve të fundit. Ai ishte veçanërisht kritik ndaj ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov, për të cilin tha se ishte kthyer nga një “intelektual profesionist dhe i arsimuar” në “një person që transmeton vazhdimisht deklarata kontradiktore dhe kërcënon botën me armë bërthamore”.
“Sot Ministria e Jashtme nuk ka të bëjë me diplomaci. Gjithçka ka të bëjë me persona që nxisin luftën, gënjeshtra dhe urrejtje. Ajo u shërben interesave të pak njerëzve, të atyre pak njerëzve, duke kontribuar kështu në izolimin dhe degradimin e mëtejshëm të vendit tim.
Rusia nuk ka më aleatë dhe nuk ka asnjë për të fajësuar veç politikës së saj të pamatur”.
Ai përfundoi duke thënë se nuk mund të vazhdonte më të punonte për Ministrinë e Jashtme dhe të ishte dëshmitar i kësaj lufte të përgjakshme dhe të panevojshme.
Neuer tha se Bondarev ishte një “hero”, duke shtuar: Tani po u bëjmë thirrje të gjithë diplomatëve të tjerë rusë në Kombet e Bashkuara – dhe në mbarë botën – të ndjekin shembullin e tij dhe të japin dorëheqjen.
Gazeta Shqip