Jep përgjigje të pagabueshme, miratohet testi që ”ndizet” kur gjen koronavirusin
Jep përgjigje të pagabueshme, miratohet testi që ”ndizet” kur gjen koronavirusin
8 Maj 2020
Tashmë është gati për t’u hedhur në treg testi që mund të identifikojë koronavirusin në një orë. FDA, organizmi amerikan që dekreton barnat, ka miratuar testin e parë që përdor sekuencat e ADN-së të quajtura CRISPR.
Testi përdor një enzimë të quajtur Cas13, e cila mund të gjej në një kampion të marrë nga goja ose hunda e një pacienti, gjurmët e koronavirusit.
Sipas grupit të punës që ka adaptuar testin për COVID-19, që përfshin shkencëtarë nga universitete si MIT dhe Harvard, ky test e zbulon virusin në 100% të rasteve, duke eliminuar gabimet dhe pozitivitetet e rreme.
Koha e shkurtër e identifikimit të virusit vjen nga një karakteristikë të enzimës, që në momentin e kontaktit me koronavirusin lëshon një lloje drite karakteristike, falë një substance fluoreshente.
Testi zakonisht ishte menduar për viruse të tjera, por pandemia globale ka ndryshuar objektivat e kompanisë që do ta shpërndajë, Sherlock Biosciences.
“I thashë të gjithëve atyre që punonin që deri sa të gjendet një zgjidhje definitive, kjo kompani do të jetë totalisht e fokusuar tek COVID-19”, deklaroi drejtuesi i kompanisë, Rahul Dhanda.
Kompania po përgatit madje edhe një test edhe më të thjeshtë, që do të mundësojë përdorimin në shtëpi pa ndërhyrjen e personelit mjekësor, dhe që analizon pështymën e pacientëve. Diçka e ngjashme me një test shtatzënie. Fundja, koronavirusi, duam apo jo, po bëhet pjesë e përditshmërisë tonë.
©Copyright Gazeta SHQIP