Jim Belushi: Më kontaktoi Rama për legalizimin e kanabisit. – Lazarati ka tokën dhe ujin e përshtatshëm
27 Tetor 2022
Prej disa ditësh tashmë aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në vendin tonë ku po realizon edhe një dokumentarë.
Ndërkohë, ai ka ndarë edhe mendimet e tij lidhur me legalizimin e kanabisit, pasi është pronari i një fermë kanabisi në ShBA.
Belushi gjatë në konference të ftuar nga Edi Rama dhe tha se kryeministri i ka paraqiti mundësinë për legalizimin e kanabisit për eksport.
Belushi: E kam filluar me fermën time në Oregon dhe shtete të tjera të Amerikës deri kur më vjen një telefonatë nga kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Dhe përderisa unë kam fermën time të kanabisit, besoj se ai duhet të kishte dëgjuar për këtë dhe donte të dinte se cila ishte përvoja ime dhe mendimet e mia. Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar ende. Sipas mendimit tim kanabisi është një bime medicinave që shëron dhe të ndihmon me shumë sëmundje. Duhet të bëjmë dallimin midis bimës mjekësore dhe krimit të organizuar që ka qenë i përfshire dhe i ka dhënë kanabisit këtë konotacion negativ.
Keni një klimë fantastike me rreth 300 ditë me diell. E përshtatshme për t’u xhiruar filma, ashtu si edhe për të rritur kanabis. Ne e dimë që Lazarati është kriminalizuar. Njerëzit aty në fakt janë njerëz që merren me bujqësi, ata e rrisin dhe kujdesen për këtë bimë me shumë pasion. Ne e identifikuam dhe konstatuam se ajo zonë është zona më e veçantë për ta rritur këtë bimë pasi ka të bëjë me pehashin e vetë tokës dhe me ujin.
Nga OraNews