12 Shkurt 2025

Qindra qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Tiranës janë mbledhur sot pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mbështetësit kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj Veliajt, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në zhvillimin e kryeqytetit dhe një lider që ka punuar për transformimin e Tiranës. Ata kanë brohoritur në shenjë përkrahjeje, ndërsa theksuan se proceset ligjore nuk duhet të përdoren për qëllime politike.

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këtë tubim tregon mbështetjen e vazhdueshme ndaj kryebashkiakut Veliaj.