Jo keshtu me muralet e Anastas Kostandinit.
Nga: Jaho Brahaj
Ne qytetin e Pogradecit ne vitet ’80 te shek. XX u ndertua nje lokal sherbimesh dhe argetimi. Mjedisit te brendshm ju kushtu nje rendesi dhe vleresim, duke u pikturuar me murale. Per realizimin dhe krijimin e ketyre tabllove u angazhua piktori i njohur Anastas Kostandini.
Ndertesa ku ruhen Pikturat Murale
Veprat e tij u ralizuan sipas motiveve te vepres poetike te Lazgush Poradecit, tema qe i kushtoheshin Liqenit te Pogradecit dhe poezive me motive te tradites gojore te ngritura ne art nga poeti.
Fragmente te Pikturave Murale
Godina mori vlera te vecanta, nga njeri aspekt ishte nder te rrallat ne kete periudhe e dekoruar me vepra arti te realizuara me frymezim dhe art nga Anastasi, dhe e dyta, banoret e qytetit dhe vizitoret kur njiheshin me keto vepra sikur takoheshin me Poradecin, duke shikuar muralet me tematiken dhe subjektet e tij.
Pas viteve ’90 lokali u privatizua si shume lokale dhe objekte tjera ne vendin tone, praktike e kohes. Por ne kete rast shikojme se ndodhi nje masaker kulturore, aspak e pranueshme, per dy arsye. E para: pogradecaret si komunitet jane artedashes , vleresues dhe mbrojtes te artit dhe ky vandalizem eshte i pakuptueshem. Se dyti: Keto vepra te artit figurative pasqyronin krijimtarine e poetit te madh Pogradecar dhe te kombit, keshtu qe keto ishin nderim per Poetin, pogradecaret dhe kenaqesi per cdonjerin qe do kishte mundesine ti shikonte.
Kjo eshte edhe me shume e dhimbshme, kur dime e me keto vepra te piktorit Anastas Kostandini Pogradeci ishte pionier irealizimit te muraleve me permasa te tilla dhe te arritura artistikisht.
Po te nadalohet katrahura, vetem do nderoheshin pronaret, pogradecaret dhe do ishte nje nga veprat mirdashesedhe repekti qe tregohet per artin ne keto vite, kur po bindemi se arti eshte pasuri dhe qytetari.