Jo vetëm COVID-19, ky është kërcënimi i radhës që na vjen nga Kina, ‘vrasësit me brirë’ që po bëjnë namin (FOTO)
Jo vetëm COVID-19, ky është kërcënimi i radhës që na vjen nga Kina, ‘vrasësit me brirë’ që po bëjnë namin (FOTO)
Njihen ndryshe si ‘vrasësit me brirë’ ose ‘gjigandët aziatikë’ dhe janë insektet më vdekjeprurëse, që tashmë kanë mbërritur dhe në perëndim.
Këto insekte vrasin rreth 50 njerëz në vit dhe përmbajnë një helm vdekjeprurës, që shkakton dhimbje të fortë, arrest kardiak dhe tronditje anafilaktike.
“Vrasësit me brirë”, që vrasin dhjetëra njerëz çdo vit po pushtojnë pjesët perëndimore të botës. Insektet e mëdha, të cilat gjenden në klimat tropikale, janë vërejtur disa herë në SHBA.
Më shumë se dyfishi i madhësisë së bletëve, insektet gjigande përbëjnë një kërcënim serioz për njerëzimin.
Conrad Bérubé, një bletërritës dhe entomolog, u dërgua të shkatërrojë një koshere në ishullin Vancouver, por nuk ja arriti t’i eliminonte pasi e sulmuan keq.
Sipas tij vendit do t’i kushtojë miliona lekë për të hequr qafe insektet potencialisht vdekjeprurëse që do të kenë një ndikim shkatërrues në popullsinë e bletëve tashmë të pakësuar.
Këto insekte u futën aksidentalisht në Francë nga Kina në vitin 2004 dhe që atëherë ato janë përhapur me shpejtësi në të gjithë Evropën. Dhe speciet kanë pushtuar me shpejtësi vendet e tjera duke përfshirë Spanjën në vitin 2010, Portugalinë dhe Belgjikën në 2011, Italinë në 2012 dhe Gjermaninë në 2014./
Gazeta Sot