Jo vetëm Pipero: – Me temperaturë 40 dhe kollë, mjekë e infermierë të tjerë me simptoma COVID

27 JANAR 2021

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv nga pandemia e koronavirusit, edhe pse nuk janë mbushur ende dy javë nga injektimi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kolegët e Piperos paraditën e sotme, të cilët kanë shtuar se ai po trajtohet në shtëpi.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të koronavirusit, pasi “Abc” raportoi se flitet për bluza të tjera të bardha që kanë shfaqur shenja të pandemisë, vetëm pak ditë pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se mjekët dhe infermierët kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius por edhe kollë. Të gjithë injektuarit me dozat e para të pandemisë së koronavirusit, duhet të marrin sasinë e dytë të Pfizer duke nisur nga data 2 shkurt.

Gazeta Shqip