Joe Biden shmangu konferencën e përbashkët me Putin: – S’jemi në garë kush do turpërojë…
Joe Biden shmangu konferencën e përbashkët me Putin: – S’jemi në garë kush do turpërojë…
16 QERSHOR 2021
Presidenti amerikan Joe Biden nuk do të mbajë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Vladimir Putin pas samitit. CNN shkruan se Biden ka zgjedhur që të flasë me reporterët në konferencë i vetëm.
Sipas disa zyrtarëve, Rusia kërkoi një konferencë të përbashkët shtypi pas samitit, por SHBA-ja refuzoi pasi ata nuk donin t’i jepnin Putinit të njejtën platformë si ajo që kishte me ish-Presidentin Donald Trump në Helsinki.
“Kjo nuk është një garë se kush mund të bëjë më mirë përpara një konference shtypi ose të përpiqet të turpërojë njëri-tjetrin,” tha Biden, duke shpjeguar vendimin për konferenca të ndara.
Gazeta Sot