“Joker” kryeson nominimet “Bafta”, vlerësime të shumta edhe për “Irishman”
“Joker” kryeson nominimet “Bafta”, vlerësime të shumta edhe për “Irishman”
Pas suksesit në ceremoninë e cmimeve Golden Globes, Joker kryeson listën e nominimeve në edicionin e 73 të cmimeve të akademisë britanike të filmit, Bafta.
Drama me protagonist Joaquin Phoenix dhe regjisor Todd Philips duket se do të mbizotwrojw mbrëmjen, pasi do të konkurrojë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin protagonist, skenarin e përshtatur më të mirë, montazhin, “make up”-in dhe gjithashtu zërin më të mirë.
Të dielën në mbrëmje, Joaquin Phoenix fitoi çmimin “Golden Globe” si aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”.
Ai është filmi me më shumë nominime, plot 11, ndërsa “The Irishman” dhe “Once Upon a Time in Hollyëood” pasojnë me nga 10 nominime secili.
Në kategorinë e aktorit më të mirë joprotagonist do të jetë një “luftë” e fortë me Al Pacino e Joe Pesci për filmin The Irishman dhe Tom Hanks nga filmi A Beautiful Day in the Neighbourhood, Sir Anthony Hopkins, The Two Popes dhe Brad Pitt I cili është aktor joprotagnist në filmin Once Upon a Time in Hollyvood.
Cermonia e ndarjes së cmimeve do të mbahet më date 2 shkurt në Londër.
l.h/ dita