30 Prill 2025

Deputetja Jorida Tabaku deklaroi se Partia Demokratike do të bëjë transparencë lidhur me kontratën, sapo ajo të deklarohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo theksoi se çdo detaj është i reflektuar në dokument dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Tabaku kritikoi qëndrimin e mazhorancës, duke e quajtur të pavend shqetësimin e tyre për kontratën. Sipas saj, thelbi i lajmit është se PD ka tashmë dyert e hapura në SHBA, gjë që sipas saj përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për partinë.

“PD do të bëjë transparencë për kontratë. Kur të jetë për të deklaruar do të deklarohet. E sigurt është se çdo gjë është ashtu siç është, ashtu siç duket. Është e reflektuar në kontratë. Ndjej keqardhje se të flasë mazhoranca për shumë lebetitëse, është jashtë çdo realiteti. Lajmi me atë kontratë është fakti që PD i ka dyert e hapura në SHBA dhe ka rënë një tabu e madhe”, tha Tabaku.