14 Mars 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur besimin e saj në një fitore të PD-së në Tiranë, duke thënë se partia do të sigurojë 19 mandate në zgjedhje. Në një intervistë për emisionin “Log.” në News 24, Tabaku theksoi se kjo fitore është pjesë e një beteje për demokracinë dhe u shpreh e sigurt për forcimin e pozitatave të PD-së.

Sipas saj, llogaritë e PD-së janë optimiste, duke synuar të marrë më shumë se gjysmën e votave në Tiranë. Ajo vuri në dukje se ky rezultat nuk është vetëm i bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, por edhe në ndryshimet e fundit, duke përmendur si fakt shkatërrimin e skemës 5D dhe goditjen që ka marrë makina elektorale e Partisë Socialiste.