Jozefina Topalli nuk e fsheh zhgënjimin në 100 vjetorin e Parlamentarizmit dhe bën deklaratën ‘bombë’: Zgjidhja është largimi i …!
Jozefina Topalli nuk e fsheh zhgënjimin në 100 vjetorin e Parlamentarizmit dhe bën deklaratën ‘bombë’: Zgjidhja është largimi i …!
19 JANAR 2020.
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në 100 vjetorin e Parlamentarizmit nuk e fsheh trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot
“ Sigurisht që është për tu fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësirë politike aktuale të zhytur në korrupsiom dhe papërgjegjshmëri”, është shprehur Topalli.
“E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, thotë më tej Topalli.
“ Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj misionin e saj për t’ju kundërvënë qeverisë. Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë”, ka deklaruar më tej Topalli.
Gazeta Sot